“Nuk ka besë për Ramën”- Sot dita e 57-të e revoltës, qytetarët nuk dorëzohen: Kryeministri të dorëhiqet!

Aktualitet

“Nuk ka besë për Ramën”- Sot dita e 57-të e

Protesta e ditës së 56-të ditën e djeshme u mbyll rreth mesnatësh me një marshim historik, teksa qytetarët shqiptarë nuk dorëzohen dhe kërkojnë rrëzimin e qeverisë, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit politik.

Tubimi u mbyll me grumbullimin e tyre para Komisariatit nr. 3 në Tiranë, për të kërkuar “lirimin e 2 shqipeve” të arrestuara para Parlamentit ditën e enjte.

“Nuk ka besë për të pabesin”, ishte kushtrimi i tyre, duke iu përgjigjur kryeministrit Rama për fjalimin e ditës së enjte.

Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e saj të 57-të dhe mijëra qytetarë pritet të mblidhen përsëri para Kryeministrisë.

Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Në protestat e mbajtura më herët, aktivistë dhe qytetarë reaguan ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste më 24 korrik, ku prezantoi platformën “Besa”, duke e cilësuar atë si një nismë për një marrëdhënie të re me qytetarët.

Nga podiumi i ngritur para Kryeministrisë, protestuesit deklaruan se nuk e pranojnë këtë mesazh, duke argumentuar se qeveria ka humbur besimin e qytetarëve.

Gjatë fjalimeve, aktivistët akuzuan kryeministrin se po përpiqet të zbusë reagimin qytetar përmes iniciativave të reja, ndërsa theksuan se protesta nuk ka ndryshuar qëllimin e saj.

Sipas tyre, kërkesa mbetet e pandryshuar: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Protestuesit deklaruan gjithashtu se Rama duhet të ketë përballje me drejtësinë, ndërsa kërkojnë ngritjen e një qeverie tranzitore, e cila, sipas tyre, do të garantojë zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Në përfundim të tubimit, qytetarët zhvilluan marshimin e përnatshëm në rrugët e Tiranës, duke brohoritur slogane si “Rama ik”, “Dorëheqje”, “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re”, “Revolucion”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Arrestoni Ramën”, “Arrestoni Ballukun” dhe “Shqipëria nuk dorëzohet”.

Edhe mbrëmjen e sotme, protestuesit pritet të rikthehen para Kryeministrisë, duke deklaruar se do të vijojnë tubimet deri në plotësimin e kërkesës së tyre kryesore për largimin e kryeministrit nga detyra.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion