U shfaq në video duke dhënë para në këmbim të votave, arrestohet pas disa muajsh ish-kandidati për deputet

Politikë

U shfaq në video duke dhënë para në këmbim të

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Bëhet fjalë për shtetasin Etion Joka, ish-kandidat për deputet i LSI në zgjedhjet e 25 qershorit. Ky i fundit u shpall në kërkim pasi dosja i kaloi SPAK, fill pasi u shfaq në një vide duke dhënë para në këmbim të votës.

“Nga specialistët për Hetimin e Korrupsionit u bë ekzekutimi i vendimit penal, për shtetasin E. J, 32 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion