Turi ballkanik/ Rama mbërrin në Shkup, nga konferenca te dreka e punës, ja axhenda e takimeve

Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në Shkup, në kuadër të turit 2 ditor Ballkanik për Procesin e Berlinit. Sipas axhendës së publikuar, Rama pritet të takojë homologun maqedonas Dimitar Kovaceski.

Më pas menjëherë pas përfundimit të takimit në Shkup, Rama pritet të niset drejt Prishtinës. Mësohet se gjatë takimit në Prishtinë, ai pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, ndërkohë në anxhendën e publikuar nga ai, shihet se takimi me Kurtin ngelet në pritje.
E pas kushtëzimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që takimi mes tyre të ndodhë vetëm në një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, duket se edhe Rama mbajti po të njëjtin qëndrim dje, ku tha prerë se do të ishte në Prishtinë, por pa dhënë detaje nëse do të takoheshin bashkë me kryeministrin apo jo.


