Tre kandidatë përjashtohen nga gara për kreun e PD-së

Politikë

Tre kandidatë përjashtohen nga gara për kreun e PD-së

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi në mbledhjen e kësaj të diele në mënyrë unanime të përjashtojë nga gara për kreun e PD-së tre kandidatë.

Bëhet fjalë për emrat e Admir Mulajt, Edmond Vrapit dhe Mirjan Jashanllarit, nën argumentin se ata nuk janë anëtarë partie.

Emrat e mësipërm nuk janë regjistruar në regjistrin e simpatizantëve të partisë dhe nuk kanë profil politik, raporton Vizion Plus.

Në Kryesinë e PD-së po diskutohet për gjashtë kandidatët e tjerë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion