Synojnë kreun e PD-së, zbulohen emrat e katër kandidatëve të ‘panjohur’

Politikë

Synojnë kreun e PD-së, zbulohen emrat e katër kandidatëve

Kryesia e Partisë Demokratike në orën 18:00 të kësaj të dielë është mbledhur për të shqyrtuar emrat e kandidatëve për kryetar të PD-së.

Përveç pesë emrave tashmë të bërë publik, ka zbuluar dhe katër emrat e therë të cilët kanë shpallur kandiaturën dhe ndodhen në tryezën e anëtarësisë së PD-së për tu shqyrtuar, shkruan abcnews.al.


Emrat e tjerë të listës së kandidatëve me 9 emra janë, Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Sabri Hoxha dhe Mirjan Jashanllari, ndërkohë emrat e bërë publik dhe që janë disa nga figurat më të spikatura në PD janë Lulzim Basha kryetari aktual, Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi, Ibsen Elezin dhe Agron Shehaj.

Zgjedhjet në PD për zgjedhjen e kreut të ri të partisë do të zhvillohen të dielën e 13 qershorit.

ME TE LEXUARAT