Tom Doshi dha dorëheqjen, por kush janë 3 emrat që do të marrin mandatet nga PSD

Politikë

Tom Doshi dha dorëheqjen, por kush janë 3 emrat që do të

Tom Doshi, kryetari i Partisë Socialdemokrate, dha dorëheqjen e parevokueshme nga gara për deputet duke i lënë vendin kandidatëve të tjerë në partinë që ai drejton, e cila siguroi 3 mandate në zgjedhjet e 25 prillit.

Por kush janë emrat që pritet të ulen në kuvend nga radhët e Partisë Socialdemokrate. PSD fitoi siguroi 2 mandate në Shkodër. Pas Tom Doshit në këtë qark renditet në listë Gledis Çeliku e pas tij Meri Markiçi. Deri tani, kur janë numëruar 300 kuti nga 411, më i votuari është Çeliku me 700 vota dhe mundësia që një kandidat tjetër në listë të thyej herësin duket e pamundur.

Në Tiranë, PSD ka arritur të marrë vetëm një mandat, të cilin me shumë mundësi do ta marrë Gertjan Deda, që renditet i dyti në listë, pas Tom Doshit. Edhe në këtë qark është shumë e vështirë për kandidatët e tjerë të partisë që të thyejnë herësin. Shfletoni galerinë për të parë të gjitha votat preferenciale deri tani.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion