“Të parët që njohën pavarësinë”, Rama mesazh për Kosovën: Nuk gjeni mik tjetër si Turqia
Kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan kanë dalë në një deklaratë për mediat pas firmosjes së marrëveshjeve mes dy vendeve.
Në fjalën e tij, Rama vuri në dukje se Erdogan pas Shqipërisë do të vizitojë Beogradin dhe kishte një mesazh edhe për Kosovën.
“E sjell këtë në vëmendje për t’ju kujtuar të gjithëve një fakt historik, turqia kur Erdogan ishte kryeministër, e ka njohur Kosovën e para. Ka qenë një njohje në kohë reale, në sinkron me punimet e Parlamentit të Kosovës dhe kur në televizor ku ishte mbledhur gjithë qeveria, deputetët e Kosovës kanë ngritur dorën për të miratuar pavarësinë, Turqia ka njohur Kosovën.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Një mik më të padiskutueshëm se Turqia dhe presidenti, Kosova nuk e gjen dot aksund. Ndajmë shqetësimin se situata mes dy shteteve duhet të përmirësohet dhe dialogu të prevalojë”, tha Rama.