Plagosje me armë zjarri në Durrës – 52-vjeçari transportohet me urgjencë në spital

Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Durrës – 52-vjeçari

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri ditën e sotme në zonën e Vollgës, në Durrës.

Ngjarja është raportuar në lagjen nr. 1, ku i plagosuri dyshohet se ka marrë një plumb në dorë. Ai është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, ku po merr ndihmën mjekësore.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Paraprakisht dyshohet se plagosja ka ardhur pas një konflikti të çastit. Ndërkohë, ende nuk ka të dhëna të qarta për autorin apo motivin e ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në lagjen Nr. 1, Durrës, shtetasi F. F., 61 vjeç, banues në lagjen Nr. 1, Durrës, dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në dorë shtetasin E. Sh., 52 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT