Të gjithë me sytë nga Berisha, por çfarë bëri Meta në momentin e incidentit

Politikë

Të gjithë me sytë nga Berisha, por çfarë bëri

Ish-kryeministri Berisha u godit me grusht fytyrës në momentin që po shkonte nga selia e PD-së për në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku po zhvillohet protesta e opozitës.

Berisha u godit nga një person me veshje të kuqe i quajtur Gert Shehu, kur ishte pa mendje dhe ka pësuar hematoma në fytyrë, ndërsa gjaku mbuloi faqet dhe hundën.

Në videon e siguruar nga incidenti i sulmit, Meta shihet se ka ngritur duart në vetëmbrojtje, në momentin që Berisha është goditur nga Gert Shehu.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Personi në foto është ai që goditi Berishën duke u neutralizuar menjëherë nga badigardët, të cilët e kanë rrahur duke i shkaktuar hematoma në kokë dhe fytyrë.

Fill pas sulmit, Berisha është ngjitur në podium duke akuzuar Ramën për këtë sulm.

ME TE LEXUARAT