Pas sulmit qe iu bë, Berisha: Narkoeurot përdoren për çdo krim, përfshi edhe atë që kishin planifikuar sot

Politikë

Pas sulmit qe iu bë, Berisha: Narkoeurot përdoren për çdo

Kreu i PD-së Sali Berisha foli për një plan pas sulmi që iu bë në protestën e sotme.

Berisha deklaroi se narkoeurot përdoren për çdo krim, përfshi edhe atë që kishin planifikuar ditën e sotme.

Ai theksoi se Edi Rama ka sot pushtet më shumë se sa kishte në vitin 1991 diktatori i fundit komunist dhe se për treguesin e zbatimit të ligjit, Shqipëria renditet poshtë republikës socialiste të Vietnamit komunist.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Këtu narkoeurot përdoren për çdo krim, përfshi edhe atë që kishin planifikuar ditën e sotme.

Mbi këtë bazë, në Shqipëri është vendosur monizmi i plotë. Madje sot Edi Rama ka sot pushtet më shumë se sa kishte në vitin 1991 diktatori i fundit komunist.

Për treguesin e zbatimit të ligjit, Shqipëria renditet 54 vende nder Kosovën, por edhe katër vende poshtë republikës socialiste të Vietnamit komunist”, tha Berisha.

ME TE LEXUARAT