Goditet dhe gjakoset Sali Berisha, vjen reagimi i parë nga Qeveria

Aktualitet

Goditet dhe gjakoset Sali Berisha, vjen reagimi i parë nga Qeveria

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka folur për gazetaren e Abc Esiona Konomi.

E pyetur nga gazetarja Konomi për incidentin e ndodhur në protestë, ku ish-kryeministri u godit me grusht nga një person, Balluku tha se shpreson që Berisha të jetë mirë me shëndet dhe kjo ngjarje mos ketë pasur ndikim në protestë.

Ajo shtoi se kjo është një ditë e shënuar për Shqipërinë pasi liderët e BE-së janë në Tiranë dhe nuk mund të marrë hije nga asnjë ngjarje tjetër.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Balluku: Nuk e kam informacionin, kam qenë një një konferencë. Aktet e dhunës nuk janë të mira që të ndodhin.

Shpresoj që zoti Berisha të jetë mirë me shëndet dhe mos ketë impaktuar protestën e opozitës.

Kjo është një ditë e shënuar për Shqipërinë dhe nuk mund të marrë hije nga asnjë lloj ngjarje tjetër. Ky samit e ka ngritur Shqipërinë në një nivel tjetër.

 

ME TE LEXUARAT