Takim me fermerët në Dibër, Basha: Vendi i gjyshërve të mi është i bekuar nga zoti (Video)

Politikë

Takim me fermerët në Dibër, Basha: Vendi i gjyshërve të

Nga Dibra, kryedemokrati Lulzim Basha ka takuar fermerët e fshatit Grevë, duke folur për programin e PD. Lulzim Basha gjatë fjalës së tij tha se asnjeri mos të largohet nga vendi.

 

 “Ky vend i gjyshërve të mi është i bekuar nga Zoti. Diskutojmë si ta nxjerrim Dibrën nga kriza dhe ta kthejmë këtë pasuri që ka Dibra në mirëqenie që asnjë i ri të mos largohet nga vend i vet.

 Dilni dhe votoni për ndryshimin dhe Partinë Demokratike. Ajo betejë nuk është personale por për problemet tuaja. Ai shmanget çdo lloj llogaridhënie. Sillet nëpër Shqipëri duke sharë opozitën dhe qytetarët, Atë rrugën ka zgjedhur. Unë kam zgjedhur rrugën tjetër.

Kjo është Europa dhe llogari dhënia. Ky është shteti që meriton shqiptarët pas 30 vitesh në tranzicion. Shteti që i kupton hallet e njerëzve dhe merr përgjegjësi. Kështu do marrë edhe qeverisja ime përgjegjësi para të gjithë qytetarëve”, tha Basha.

ME TE LEXUARAT