Tabaku paralajmëron krizë çmimesh në Shqipëri: “Modeli ekonomik aktual është i shteruar”

Politikë

Tabaku paralajmëron krizë çmimesh në Shqipëri:

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin për rritjen e pakontrolluar të çmimeve në vend, duke e lidhur këtë me modelin ekonomik dhe vendimmarrjen e qeverisë.

Sipas saj, familjet shqiptare përballen çdo muaj me një situatë gjithnjë e më të vështirë, ku shpenzimet rriten ndërsa të ardhurat mbeten të ulëta.

Tabaku nënvizon se raporti mes çmimeve dhe të ardhurave është i pabarabartë: çmimet kanë arritur rreth 60% të nivelit të Bashkimit Europian, ndërsa të ardhurat vetëm 20%.

Ajo argumenton se kjo nuk është pasojë e tregut të lirë, por e deformimit të tij, ku sektore kyç si ushqimet bazë dhe karburantet janë të kontrolluara nga struktura oligopoliste.

Një tjetër faktor që ndikon në rritjen e çmimeve, sipas Tabakut, janë taksat e larta dhe të komplikuara, të cilat transferohen drejtpërdrejt te qytetarët.

Në thelb të problemit qëndron modeli ekonomik i shteruar, i varur nga shpenzimet publike dhe pa mbështetje reale për prodhimin dhe investimin privat.

“Çmimet e larta nuk janë rastësi. Ato janë produkt i një sistemi që nuk funksionon për shumicën,” thekson deputetja, duke shtuar se përmirësimi kërkon ndryshime të thella në qeverisje dhe politikat ekonomike.

ME TE LEXUARAT