Tabaku në Komisionin e Integrimit: I takon qeverisë për të luftuar pastrimin e parave

Politikë

Tabaku në Komisionin e Integrimit: I takon qeverisë për të

Tabaku: Ligji për pastrimin e parave nuk godet thelbin e problemit, janë ndryshime estetike.

Gjatë mbledhjes së komisionit të integrimit kryetarja e komisionit Jorida Tabaku u shpreh se ndryshimet në fjalë nuk prekin thelbin e problemit.

“Lufta kundër Pastrimit të Parave është një nga pikat që Shqipëria duhet të përmbushë për konferencën e parë ndërqeveritare. Mirëpo unë kam parë me kohë që një luftë e tillë është fiktive.”

Ajo u shpreh se në kohën kur ishte nënkryetare e komisionit të ekonomisë dhe financave ka kërkuar informacion për pastrimin e parave. Tabaku u shpreh se qeveria nuk ka pasur si qëllim luftën reale dhe se fakteqësisht disa nga pikat e këtij ligji nuk janë konform dhe standart Acquis.

Ne jemi opozitë, u shpreh Tabaku, nuk jemi qeveri dhe vullnetin tonë nuk mund tia kalojmë qeverisë. I takon asaj të ketë vullnet për të luftuar pastrimin e parave.

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion