SPAK dërgon në GJKKO kërkesën për arrestimin e Alqi Bllakos

Politikë

SPAK dërgon në GJKKO kërkesën për arrestimin e Alqi

SPAK dërgon në GJKKO kërkesën për arrestimin e Alqi Bllakos i dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

GJKKO konfirmon zyrtarisht që SPAK i ka dorëzuar kërkesën për caktim mase sigurie arrest me burg për ish-deputetin e PS Alqi Bllako.

Ndërkohë pritet shqyrtimi i kërkesës nga gjyqtarja Irena Gjoka. Kërkesa në gjykatë ka ardhur menjëherë pasi Kuvendi njoftoi që Alqi Bllako kishte lënë mandatin e deputetit.

Ermonela Felaj tha se Kuvendi shpall vakancën.

Ermonela Felaj: Ju njoftoj se Bllako ka dorëzuar në Kuvend mandatin se dorëzon deputetin. Në këto kushte, mandati i tij mbaron, Kuvendi shpall vakancën për plotësimin e saj.

Bllako njoftoi heqjen dorë nga imuniteti që i jep mandati i deputetit, për t’u përballur me drejtësinë si qytetar i thjeshtë.

Prokuroria e Posaçme vuri nën akuzë 11 zyrtarë dhe ish zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit e bashkisë së Elbasanit, një biznesmen dhe dy administratorë të incerenatorit në Fier.Hetimi për këtë nisi pas kallëzimit penal të Partisë Demokratike, LSI dhe Nismës Thurje dhe në qendër të hetimit ishte kontrata koncesionare mes ministrisë së mjedisit dhe kompanisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier”. Hetuesit thonë se kanë gjetur veprime të kundërligjshme dhe korrupsion.

ME TE LEXUARAT