“Pa mua s’ke jetë! Do të fejohemi sërish ose do ju vras të gjithëve”/ Flet vëllai i viktimës në Fier

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, ku 35-vjeçari Refit Buzi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, e më pas mori peng ish-të fejuarën dhe u arratis nga vendngjarja.
Vëllai i viktimës, ka deklaruar se vrasja ishte e paramenduar, kjo pasi ish-dhëndri i familjes kishte kërcënuar disa herë se, në rast se çifti nuk bashkohej, do të vriste familjen e saj.
“Dëgjuam vetëm zhurmë dhe që bërtisnin brenda. Ne nuk mund të hynim sepse nuk kishim armë. Ai thoshte: ‘Ejani se do t’ju vras të gjithëve’. Policia ka ardhur pas një ore. E mori djali në telefon. Autori ishte i armatosur. Doli nga dritarja, nga pjesa e pasme e shtëpisë, sepse e kishte lënë aty makinën. Mori dhe çupën me vete dhe iku. Vajza qëndronte këtu. Kishin vite të fejuar, por kishin probleme. Ka shkuar 3 herë në polici, është arrestuar. Shkoi në Tiranë para disa muajsh me armë lodër dhe e futën brenda. Tani ishte në arrest shtëpie, kërcënonte gjithmonë. I thoshte vajzës: ‘Ti do të vish tek mua, pa mua ti nuk e bën dot jetën’. Bënte shantazhe. Kjo ishte një vrasje e paramenduar.
Kur hyra brenda pashë tim vëlla të shtrirë atje…”, tha ai.


