SMS/ Erjon Braçe "përjashton" nga Partia Socialiste ish-kryetaren e Njësisë 5: Po na saboton!

Politikë

SMS/ Erjon Braçe "përjashton" nga Partia Socialiste

Një mesazh SMS është shpërndarë ditët e fundit në grupin e brendshëm të Partisë Socialiste nga deputeti, Erjon Braçe ku ka përjashtuar Anila Shehun nga PS-ja.

Braçe akuzon Shehun se po vepron në kundërshtim me udhëzimet e Partisë Socialiste dhe me vendimin për largimin e saj nga drejtimi i PS në Njësinë 5. Sipas tij, ajo ka vijuar kontaktet me kryetarët e organizatave socialiste për të lobuar për një kandidat jashtë Njësisë 5, duke përdorur edhe forma presioni dhe intimidimi ndaj anëtarëve të partisë.

Mesazhi i Plotë:

MIREDITA! Ky eshte mesazhi i KRYETARIT TE PARTISE, ne mes te javes qe shkoi; Nuk do ta postoja kurrsesi ketu, sikur situata te mos ishte agravuar kaq shume ne territorin e njesise sone, NJESISE 5 dhe, sikur kjo te mos ishte e perseritur prej vitit 2021;

DO JU LUTEM TE LEXONI MESAZHIN!

Tani; ANILA SHEHU-ish drejtuese e PS ne NJESINE 5, po ben prej javesh egzaktesisht kete qe kryetari i Partise KA NDALUAR TE NDODHE! ANILA SHEHUN, per shkak te gjithe cfare ka bere gjate kohes qe ka drejtuar PS ne NJESINE 5, sjelljes mizerabel me anetaret e PS, sjelljes teresisht te paligjshme ne ZYRAT E SHTETIT dhe me njerezit e punesuar aty, sjelljes se tmerrshme me nje proces jetik si LEGALIZIMET, E LARGOVA UNE NGA DREJTIMI QE MORI PER PAK DITE PARA DISA JAVESH, me miratimin e Kryetarit te Partise.

Para dhe pas asaj dite, ANILA SHEHU ka bere gjithcka per te copetuar PARTINE SOCIALISTE NE NJESINE 5; dy javet e fundit ka rritur angazhim e saj ne ato drejtime qe KRYETARI I PS I KA NDALUAR-kontakt me kryetaret e organizatave te PS TE NJESISE 5 per nje kandidat jashte NJESISE 5, kercenim ndaj kryetareve dhe anetareve te PS te ketyre organizatave deri me vendin e punes po per te njejtin qellim!

E gjitha kjo e provuar nga une tani dhe e njohur prej meje edhe nga roli i saj ne ZGJEDHJET E VITIT 2021!

TANI; Ky eshte mesazhi i fundit qe une shkruaj ketu ne grup; mesazhi i dyte nese ANILA SHEHU VIJON, do jete publik ne te gjitha rrjetet sociale; akti i trete nese ANILA SHEHU VIJON, do jete KALLEZIM PENAL per Intimidim dhe kercenim ndaj kryetareve e anetareve te PARTISE SOCIALISTE!!

Nderkohe; I kam kerkuar bashkekryetareve te PS NE NJESINE 5, te nisin proceduren e CRREGJISTRIMIT TE ANILA SHEHUT NGA PARTIA SOCIALISTE! Ne ane tjeter; Kam nje mesazh shume te qarte per KRYETARET DHE CDO ANETAR TE PS NE NJESINE 5:

NE VENDET E PUNES NUK JENI PREJ ANILA SHEHUT; JENI PREJ MERITES SUAJ PROFESIONALE DHE KONTRIBUTIT TE GJITHESECILIT!

Keshtu do te jete dhe neser; JU KAM THENE QARTE SE LIBRI I MERITES DO JETE I VETMI UDHEREFYES NESER! ANILA SHEHU nuk hyn e as do te hyje kerkund ne 12 MAJ; madje si teresisht e papershtatshme ne perputhje me ligjin, nuk ka si te jete as aty ku eshte! VIJOJME ME DETYRAT!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion