Ekzekutoi vajzën e tij brenda një apartamenti në Tiranë, arrestohet palestinezi!

Aktualitet

Është arrestuar palestinezi që vrau vajzën e tij në një apartament në mes të Tiranës, rreth 2 muaj më parë. 49-vjeçari pritet të ekstradohet në Shqipëri.

Rayyan Alwan, një 24-vjeçare palestineze, u gjet e vrarë me thikë nga babai i saj, Fadi Alwan, në banesën që ajo kishte marrë me qira në Tiranë. Sipas burimeve, personi i fundit që ka komunikuar me Rayyanin ka qenë i dashuri i saj libanez, të cilin ajo e kishte njohur në Gjermani.

Ai punonte në një supermarket në Gjermani, pranë restorantit ku punonte Rayyan.

"Akuzohet se vrau me mjet prerës, vajzën e tij, rreth 2 muaj më parë, në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka”, arrestohet në Liban, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 49-vjeçari palestinez.

Në vijim të hetimeve të thelluara të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, dhe si rezultat i komunikimit të vazhdueshëm me strukturat homologe në Liban, nëpërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Beirutit, u kap në Liban, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi palestinez, F. A., 49 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare". Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se shtetasi F. A., në shkurt 2025, në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka”, Tiranë, ka vrarë me mjet prerës, vajzën e tij, shtetasen R. A..

Vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave të Interpolit, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri", njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion