Rama me fermerët në Berat: Do japim mbështetje për këdo që ka nevojë!

Politikë

Rama me fermerët në Berat: Do japim mbështetje për këdo

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me fermerët dhe sipërmarrësit ruralë në qarkun e Beratit, ku theksoi rëndësinë e agro-turizmit dhe bujqësisë si shtylla të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm.

Rama bëri me dije se ka kredi për investime në fshat, në sektorin e agro-përpunimit dhe grumbullimit, me 70% të kolateralit të garantuar nga shteti dhe një normë interesi më pak se 3%.

Sipas tij, Shqipëria do të përfitojë fonde pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian, deri në 300 milionë euro në vit – një injeksion financiar që bën të transformojë ekonominë rurale.

"Kemi linjë financimi 250 mln euro, që iu mundëson sipërmarrësve në fshat, në agro-përpunim e grumbullim, që të marrin kredi me 70 përqind kolateral të garantuar nga shteti dhe normë interesi më pak se 3 përqind. Kemi në duar një instrument financiar për bujqësinë.

Agro-turizmi është ekonomi shumë e shëndetshme. Do japim mbështetje për këdo që ka nevojë. Kur të jemi pjesë e BE-së, 300 milionë euro në vit do të jenë vetëm për bujqësinë. I bie 1.2 miliard euro në katër vite, në një mandat, është historike po ju them", tha Rama.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion