SKANDAL / Bie faqja zyrtare, KQZ lë shqiptarët në terr informativ për zgjedhjet

Politikë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne Shqiperi eshte perfshire ne nje situate amatoreske ne permasat e skandalit.

SKANDAL / Bie faqja zyrtare, KQZ lë shqiptarët në terr informativ

Ne kohen kur qytetaret kerkojne te informohen me te dhena zyrtare lidhur me pjesemarrjen dhe nje sere te dhenash per procesin zgjedhor, faqja e KQZ, institucionit te ngarkuar me ligj per menaxhimin e procesit, eshte e pa aksesueshme.

Kushdo qe tenton te hape faqen e KQZ per tu informuar, ne ora 21.00, dy ore pas mbylljes se procesit, perballet me shenimin: 

Informacion
Per shkak te mbingarkeses faqja ka veshtiresi t'ju sherbeje ne kete moment. Ju ftojme te provoni serish pas pak. Faleminderit.

SKANDAL / Bie faqja zyrtare, KQZ lë shqiptarët në terr informativ

Kjo eshte nje situate e patolerueshme pasi qytetaret lihen te pa informuar dhe me keq akoma, krijohet nje vakum me informacion zyrtar e kushtet kur te pakten 5 media kane nxjerre exit polle lidhur me rezultatet, te cilat jane te gjitha jo zyrtare.

KQZ ne rastin me te mire, ka kryer mosveprim duke mos marre masat per menaxhimin e kesaj situate ndersa ne rastin me te keq, ka abuzuar duke mos garantuar aksesin e qytetareve ne informacion zyrtar lidhur me nje ngjarje kaq te rendesishme si zgjedhjet parlamentare.

Gjate fushates elektorale KQZ ka hedhur miliona leke me shperndarjen preferenciale te reklamave ne media, pa marre parasysh statistikat e audiences por vetem mbi bazen e njohjeve dhe perfitimeve personale.

Mesa duket pikerisht keto shpenzime te pa justifikuara jane bere pengese per KQZ-ne qe te paguante nje sherbim mirembajtje dhe hostimi me profesional per faqen zyrtare ku te gjithe shqiptaret kerkojne informacion per zgjedhjet, por per fat te keq, megjithese parate e taksave jane marre, te dhenat nuk gjenden./lajmifundit.al 

ME TE LEXUARAT