Sjellja e Meritonit acaron Arbër Hajdarin: O zotëri, nuk je drejtues i emisionit

Politikë

Sjellja e Meritonit acaron Arbër Hajdarin: O zotëri, nuk je drejtues i

Debatet dhe intrigat e banorëve të shtëpisë së Big Brother Vip 3 nuk kanë fund.

Loja me litar e cila në fillim u duk e thjeshtë, rezultoi një sfidë e vështirë për banorët, të cilët duhet të tregonin bashkëpunim dhe durim për ta finalizuar.

Juli dhe Meritoni kanë patur një përplasje mes tyre gjatë lojës me litar. Juli pretendon se Meritoni e ka kërcënuar. Por Meritoni e mohon diçka të tillë.

Debati i tyre u diskutua në spektaklin e mbrëmjes sot. Sakaq Meritoni është munduar që t’i shmanget pyetjeve.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak opinionistit Arbër Hajdari, i cili i kërkoi që Meritoni t’i përgjigjet pyetjeve dhe të sqarojë sherrin me Julin.

“Nuk je drejtues i emisionit. O zotëri, aty ke thëenë që Juli është i preferuari i produksionit këtë po të pyes”, i tha Arbri Meritonit.

Ky i fundit tha se Juli ka batuta tendecioze dhe se është ndjerë i ofenduar nga ai, e për rrjedhojë ka shpërthyer ndaj Julit.

“A u dh**ve”, iu drejtua aktori moderatorit. Kaq mjaftoi që Meritoni të shpërthente ndaj Julit. Debati vijoi edhe sonte në spektaklin sot.

 

Në një klip të transmetuar, shihet grupi i Julit në dhomën e rrëfimit, teksa Meritoni i drejtohet Vëllait të Madh: “Ju po favorizoni Julin”.

 

Juli: Mendoj që ishte në kufijtë e kërcënimit

 

Meritoni: Aspak, u pa në kamera

 

Juli: Mund të jem gabim, por unë ashtu mendova

 

Meritoni: Ca herë nuk mendon ti, në mënyrën si flet, si bën batutat

 

Juli: Herë pas here, Meritoni do të bëjë ca rregulla mbi Vëllain e Madh, unë të vetmen kontratë e kam me Vëllain e Madh

 

Meritoni: Nuk ke të drejtë ti të më thuash mua a u dh*ve!

 

Juli: A të flas ore, ishte ora 6 e mëngjesit

 

Meritoni: Lere këtë batutë, se ke nisur të dish edhe orën këtu

 

Sipas Meritonit, batutat e Julit janë tendencioze dhe dashakeqëse.

 

Meritoni: Ka disa ditë që Juli që ca batuta tendencioze. Kur dola i fundit nga tualeti, ajo shprehja…

 

Juli: Këtu janë thënë lloj lloj batutash, ngele te ajo ti

 

Meritoni: Ti nuk ekziston për mua hiç

 

Juli: Unë nuk të pashë fare dole ti i parë apo i fundit nga tualeti

ME TE LEXUARAT