Siguria, Rama: Do vendosim kamera nëpër shkolla, policia do ketë akses, do regjistrohet gjithcka

Politikë

Siguria, Rama: Do vendosim kamera nëpër shkolla, policia do ketë

Kryeministri Edi Rama paralajmeroi se ne te gjitha shkollat e vendit do te vendosen sisteme vezhgimi me kamera qe do te dokumentojne gjithcka.

Rama teksa prezantoi ministren e re të Brendshme Albana Koçiu, teksa shtoi se policia do të ketë akses në çdo kohë në këtë sistem video-regjistrimi të shkollave.

Po kështu, pamjet do të mund t’i shikojnë edhe prindërit.

Siguri më e lartë në rrugë ku do mbulojmë me kamera inteligjente akset kombëtare dhe qytetet e mëdha si fillim.

Siguria më e lartë në shkolla ku do t’i vendoset drejtorive të shkollave dhe prindërve sistemi i regjistrimit për veprimtaritë brenda shkollës dhe do jetë i aksesueshëm në çdo rast nga Policia e Shtetit.  

Siguri më e lartë në mbrojtjen e territorit, plazheve, lumenjve, pyjeve përmes survejimit ajror me dronë dhe satelitorë, por na mungon edhe një komponent i fundit për ta bërë përfundimisht në kohë reale çdo cënim të territorit. Jo siç e kemi sot, që mund ta bëjmë në mënyrën periodike”, tha Kryeministri Edi Rama.

ME TE LEXUARAT