“Mu duk sikur po bënim treshe”/ Çfarë ndodhi në takimin në “Për’puthen”?

Showbiz

“Mu duk sikur po bënim treshe”/ Çfarë ndodhi

“Me thënë të drejtën mua nuk më ka pëlqyer fare takimi. Ajo mënyrë, një vajzë me dy djem"

Mbrëmë në programin e dashurisë, “Për’puthen”, u transmetua takimi i Stelinës me dy nga djemtë konkurrentë, Keijsi dhe Ervini.

Në këtë takim ata u prezantuan me njëri-tjetrin, treguan me çfarë merren dhe gjërat që u pëlqejnë.

Më shumë folën Keijsi dhe Stelina, Ervini ishte pak më i heshtur. Ndërkohë teksa po komentonin këtë takim, konkurrentja u shpreh:

“Unë e kam shijuar shumë. Kam qenë duke qeshur gjatë gjithë kohës, më ka pëlqyer shumë takimi im. Ishte shumë funny. Nuk mu duk se kisha emocione, isha shumë e çlirët, isha shumë vetvetja. Mendoj se çdo gjë shkoi siç duhej. Unë e shijova për vete, nuk e di për djemtë”.

Ndërkohë Keijsi tha:

“Vetja mu duk mirë, disa defekte të vogla, por e përgjithshmja mirë”.

Por Ervini ka një koment krejt ndryshe nga ata të dy:

“Me thënë të drejtën mua nuk më ka pëlqyer fare takimi. Ajo mënyrë, një vajzë me dy djem. Ishte sikur, më fal për shprehjen, por treshe. Edhe këtë gjë nuk e pranoj, nuk më pëlqen”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion