Shembet pallati në Vlorë, Rama: Aksioni nuk do ndalet...!

Politikë

Shembet pallati në Vlorë, Rama: Aksioni nuk do ndalet...!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar video nga shembja e një ndërtimi pa leje në nje pallat ne Vlorë.

Përpos videos ai ka shkruar se pamjet shkojnë ”për ata që kanë merakun e gabuar se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj”.

Rama paralajmëron edhe pakon e re të masave për ata që shkelin rregullat.

"Kjo video është për ata që kanë merakun e gabuar se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj, si edhe për të ritheksuar faktin që kjo ngrehinë këtu nuk është as e pari e as e fundit që rrafshohet për paligjshmëri, ndërkohë që të tjera procese sekuestrimesh po bëhen në Vlorë e jo vetëm, për shkelje brutale të lejeve të ndërtimit

Njëkohësisht pakoja e re e masave që do të miratojmë së shpejti do të jetë një mesazh i qartë për të gjithë, ata që shkelin ligjin duke lënduar mjedisin e përbashkët po edhe ata që mbyllin sytë përpara shkelësve’‘, shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion