"Rrezikohet përplasje fatale e armatosur", Rama: Macron dhe Scholz të ndërhyjnë

Politikë

"Rrezikohet përplasje fatale e armatosur", Rama: Macron dhe

Kryeministri Edi Rama në konferencën e kësaj të premte ka komentuar situatën në veri të Kosovës ku i ka bërë sërish apel Serbisë për të liruar 3 policët e rrëmbyer të lirohen me patjetër.

Kreu i qeverisë ndër të tjera në fjalën e tij ka shtuar se u ka dërguar edhe një letër Presidentit francez, Emmanuel Macron, kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit të KiE, Charles Michel për zbatimin me doemos të planit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve dy palëshe Kosovë-Serbi.

Ndër të tjera Rama ka theksuar politika e brendshme e Vuçiç dhe e Kurtit nuk mund të mbajë peng të gjithë rajonin e Ballkanit.


“Mbajtja e tyre me ditë të tëra në burg është e pajustifikueshme dhe është e papranueshme. Përpjekja për ta mbuluar këtë lajthitje shtetërore përmbajtjejn pa asnjë të drejtë të tre policëve të huaj në burgun e 3 policëve të një shteti tjetër duke ngritur zërin për 3 të arrestuar në veri të Kosovës, është e papranueshme.

Nëse Serbia ka pretendime, për arrestime arbitrare për arrestimet të qytetarëve në veri të Kosovës, këto arrestime nuk pengohen duke mbajtur peng policët e Kosovës. Këto zgjidhen me ndërkombëtarët, em KFOR e EULEX. Marrëdhënia duhet normalizuar, marrëveshja do duhet finalizuar. E përsëris apelin për lirimin e menjëhershëm pa kushte për 3 policët në veri të Kosovës jo vetëm se është shkelje e të drejtave të njeriut, por sepse pa u kthyer në shtëpi ata 3 burra s’ka hapësirë për të lëvizur me planin e deskalimit. Pardje i kam nisur një letër të dytë, Macion dhe Scholz dhe Chalres Michel për domosdoshmërinë për një shtyrje të re të Frances dhe Gjermanisë si kumbëtarët e planit frankogjerman që ky plan të zbatohet me doemos”, ka thënë Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion