Apeli liron nga qelia 2 kontrollorët e Rinasit. Vendimi për Flora Ndrecën

Aktualitet

Apeli liron nga qelia 2 kontrollorët e Rinasit. Vendimi për Flora

Është dhënë vendimi për kontrollorët të cilët bojkotuan punën në aeroportin e Rinasit, me justifikimin se ishin shumë të stresuar duke qenë se kishin më shumë se një vit që merrnin rroga të përgjysmuara për shkak të gjendjes së pandemisë.

Si pasojë e gjendjes së krijuar, ku për më shumë se 24 orë të gjitha fluturimet në aeroportin e Rinasit ishin të pamundura, u shoqëruan disa prej kontrollorëve të cilët kishin bojkotuar punën.

Gjykata e Apelit ka marrë sot vendimin duke liruar nga qelia 2 prej kontrollorëve të Aeroportit të Rinasit.

Togat e zeza caktuan masën detyrim paraqitje per Armando Fezgen dhe Muhin Mezin që mbaheshin në burg, ndërsa Flora Ndreca, nga arrest shtëpiak do të hetohet në gjendje të lirë.

ME TE LEXUARAT