Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit: Vrasja në Elbasan, ngjarja më e rëndë

Politikë

Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit: Vrasja në Elbasan,

Vëzhguesit e OSBE/ODIHR po prezantojnë raportin paraprak lidhur mbi ecurinë e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri. Azay Guliyev, koordinator special dhe drejtuesi afatshkurtër i misionit vëzhgues në Shqipëri u shpreh se në këto zgjedhje nuk pati probleme me listën e zgjedhësve.

Përfaqësuesi i OSBE/ODIHR në Tiranë tha se fushata elektorale nuk pati dinamikën e duhur, pasi mesazhet u fokusuan më shumë te liderët politikë. Ngjarja më e rënde e këtyre zgjedhjeve sipas OSBE u cilësua ajo e Elbasanit ku u vra një mbështetës i PS Pjerin Xhuvani nga shoqëruesi i Gazmend Bardhit, Arbër Paplekaj.

“KQZ operoi në mënyrë transparente dhe ka gëzuar besimin e të gjithë aktorëve. Sa i përket fushatës, të gjitha subjektet zgjedhore bënë fushatë në mënyrë të lirë, pavarësisht kufizimeve të Covid-it.

Megjithatë, fushata nuk pati dinamikën e duhur, sepse mesazhet e fokusuan te liderët e partive, dhe jo te programet. Pretendimet për shit-blerjen e votës ishin në fokus të fushatës, duke treguar se kjo është akoma problem.

Ngjarja më e rëndë për fat të keq ishin këto incidente që shkaktuan vuajtje njerëzore. Ngjarja më e rëndë ajo e Elbasanit. Duhet të ketë dënim dhe ndëshkim pëer këtë rast”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion