Rama pranon dështimin me administrimin e ujit të pijshëm: Papërgjegjshmëria në pushtetin vendor është në nivele të frikshme! Krijohet struktura e re e menaxhimit

Politikë

Rama pranon dështimin me administrimin e ujit të pijshëm:

Krijohet Operatori i Ujit, një strukturë e re kombëtare me fokus menaxhimin e të gjitha burimeve ujore në vend, për të garantuar një efikasitet më të lartë të sektorit dhe shërbim cilësor për të gjithë abonentë

Kryeministri Edi Rama dhe dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, janë të pranishëm në prezantimin e krijimit të Operatorit të Ujit.

Krijimi i këtij operatori është pjesë e reformës në sektorin e ujit. Rama tha se janë bërë investime masive nga ana e qeverisë qendrore në sektorin e ujit. Ai ka shpjeguar se ajo që ka ndodhur deri tani nuk lë shpresë për përmirësim të situatës, ndaj një hap i tillë ishte i domosdoshëm.

Borxhet e larta sipas tij, paaftësia në mënaxhim dhe politizimi i burimeve njerëzore në këto ndërmarrje, bashkë me mungesën e ekspertizës, krijojnë nevojën për krjimin e OKU.

Edi Rama: Paaftësia dhe politizimi në ndërmarrjet për ujin e çuan situatën në gjendje të rëndë. Ne kemi bërë investime masive nga ana e qeverisë qendrore. Katër zona furnizoheshin me ujë 24 orë më 2013 dhe kishte 70 përqind humbje në rrjet, sot panorama është tërësisht ndryshe me atë që ishte.

Por nuk është mirë në raport me atë që ne duam. Vlora e nisi sezonin turistik në gjendje të papranueshme, ku në disa zona nuk kishte furnizim me ujë. Por kemi punuar dhe situata u përmirësua. Kemi probleme, të cilat presim t’i rregullojmë përmes OKU.

 

 

 

ME TE LEXUARAT