“Veliajt iu mohua e drejta e gjykimit”, Rama njofton zgjedhjet në Tiranë: Këshilltarët të vënë në punë mekanizmin e shkarkimit, nuk e bëj me zemër, por…

Politikë

“Veliajt iu mohua e drejta e gjykimit”, Rama njofton zgjedhjet

Kryesocialisti Edi Rama shpalli sot vendimin për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë Tiranë. Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, ai i kërkoi anëtarëve socialistë të Këshillit Bashkiak të kryeqytetit të aktivizojnë mekanizmin e shkarkimit të kryebashkiakut Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej shkurtit të këtij viti.

"Vijmë te emergjencat e Tiranës. Pas 7 muajsh nuk ka kryetar, asnjë kryetar të votuar në krye të detyrës, asnjë kryetar të dënuar nga drejtësia, kemi një kryetar të zgjedhur nga populli, të cilit i është mohuar e drejta e gjykimit në liri, i është bërë një gjyq i gjatë pasqyrat e pazarit mediatik, dhe një shkelje e hapur e ligjit dhe çdo zakoni i atij xhevahiri nga brenda atij tezge dhe biseda me familjarë nga telefoni i burgut.

Kjo nuk ndodh në asnjë vend, në asnjë vend demokratik, diktatorial jo e jo, shkelja ka qenë më e hapur, më brutale, në shpërdorim total të detyrës, nga ata të tre që duhet të mbajnë nën kontroll materialet hetimore, por kjo është temë tjetër.

Askush nuk di ta thotë sa mund të zgjasë kjo histori, ndërkohë që asnjë zëvendës i pavotuar i popullit, i kryetarit të bashkisë, nuk mund ta ketë legjitimitetin demokratik dhe forcën e brendshme, për ta udhëhequr 2 vjet bashkinë e kryeqytetit të vendit. Tirana ka punë të mëdha, të panumërta, ditë dhe natë. Nuk i heq asnjë meritë kryetarit në detyrë për çfarë ka bërë në këto 7 muaj. E falënderoj. Por sot ne duhet të marrim vendim politik për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për një kryetar bashkie të ri në Tiranë.

Përfaqësuesit tanë në këshillin bashkiak duhet të vënë në punë mekanizmin e shkarkimit të kryetarit të zgjedhur. Nuk është një propozim që unë e bëj me zemër të lehtë, prandaj i kuptoj të gjithë ata që mund të mos ndihen mirë nga një vendim i tillë", tha Rama.

Fjalimi:

Sot kemi një kryetar të zgjedhur tre herë nga populli i kryeqytetit, të cilit i është mohuar e drejta e gjykimit në liri. I është bërë një gjyq i gjatë, gjysmë të vërtetash në tezgat e pazarit mediatik dhe në pasqyrat e gjykatave sociale. Madje, në shkelje të hapur të ligjit të çdo zakoni, janë nxjerrë nga brenda, nga ato tezga, biseda me familjarët nga telefoni i burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik, diktatorial jo e jo. Është shkelja më e hapur, më flagrante, më brutale në shpërdorim total të detyrës, nga ana e atyre që duhet të mbajnë nën kontroll materialet hetimore.

Tema jonë është që askush nuk di ta thotë sa mund të zgjasë kjo histori drejtësie me pikëpyetje, pikëçuditëse…

Duhet marrë politik, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për kryetarin e ri të bashkisë në Tiranë. Përfaqësuesit tanë në Këshillin Bashkiak duhet vënë në lëvizje mekanizmin e shkarkimit të kryetarit të zgjedhur, pavarësisht, dhe kjo duhet parë nga Parlamenti i Ri, se kuadri ligjor lë për të dëshiruar për rastin kur kryetari i Bashkisë nuk paraqitet në detyrë, jo se ai nuk do, por se është i penguar nga paraburgosja.

Nuk është një propozim që unë e bëj me zemër të lehtë, prandaj i kuptoj të gjithë ata që mund të mos ndihen mirë nga një vendim i tillë

Tirana nuk mund të gdhihet dhe të ngryset si një trup pa kokë. Qytetarët e Tiranës nuk duhet të presin më as 7 ditë të tjera pa e ditur se çfarë do të bëhet me drejtimin e Tiranës.

ME TE LEXUARAT