Përmbytet makina në Durrës, shoferi rrëfen momentet e tmerrit: Isha me familjen, u rrethuam nga uji!

Aktualitet

Përmbytet makina në Durrës, shoferi rrëfen momentet e

Reshjet e dendura të shiut sollën përmbytje në disa rrugë të qytetit bregdetar të Durrësit, si në zonën e “Velierës”. Një makinë, është përmbytur dhe rrethuar nga uji në nënkalimin e “Velierës” në lagjen nr. 1 të Durrësit pranë portit.

Situata ka qenë mjaft e rrezikshme për drejtuesin e mjetit dhe familjen e tij, i cili në orët e para të mëngjesit ka qenë duke udhëtuar drejt Rinasit, kur është përballur me reshjet e dendura të shiut. Makina i mbeti e bllokuar në mes të ujit, duke u rrezikuar edhe jetën shoferit dhe familjes së tij.

Ai rrëfen se për të shpëtuar, kanë dalë nga makina dhe kanë notuar.

“Po vinim nga ora 5 e gjysmë, isha për në Rinas. Mendova që po e kaloj, se nuk kishte shumë. Siç e sheh, ngeca bashkë me familjen në makinë. Pastaj me not dolëm jashtë.

Shkuam u ndërruam u bëmë. Makina e bllokuar, ka që në orën 5 e gjysmë aty. Kishte pak më tepër, tani është ulur niveli i ujit, ishte deri tek pasqyrat. Kjo është makinë e re, mund të them që nuk bëhet më. Është 40 mijë euro makinë”, rrëfen pronari i makinës për Report Tv. 

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë natës kanë krijuar probleme edhe në Lezhë. Kanalizimet nëntokësore nuk e kanë përballuar nivelin e prurjeve dhe ujërat kanë dalë në sipërfaqe, duke sjellë përmbytje  në bllokun e banimit 11 Janari të lagjes Besëlidhja.

Ndërkohë, punonjësit e shërbimeve publike ndodhen në terren prej orëve të mëngjesit dhe po ndërhyjnë për zhbllokimin e pusetave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion