Rama i hap rrugë zgjedhjeve: Ogerta Manastirliu duhet të jetë kryetare e Bashkisë së Tiranës

Politikë

Rama i hap rrugë zgjedhjeve: Ogerta Manastirliu duhet të jetë

Kryeministri Edi Rama tha nga mbledhja e Asamblesë së PS-së se Ogerta Manastirliu duhet të jetë Kryetare e Tiranës.

“Sot duhet të marrim një vendim për Bashkinë e Tiranës, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve. Tirana nuk mund të zgjodhet si një trup pa kokë. Qytetarët e Tiranës nuk duhet të presin as 7 ditë pa Kryetar”-tha Rama.

Rama: Pjesë e jonë është ta mbështesim përmirësimin e sistemit të drejtësisë. Asnjë ndryshim në legjislacionin e drejtësisë, sa i nevojshëm të duket nga ne, nuk do të merret me votat tona, pa marrë dritën jeshile nga Komisioni Europian.

Rama i hap rrugë zgjedhjeve: Ogerta Manastirliu duhet të jetë

Kjo që kemi është ende larg nga drejtësia që i duhet Shqipërisë 2030 në BE dhe që meritojnë njerëzit e këtij vendi të sakatuar nga drejtësia.

Nuk do të kemi asnjë iluzion, nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç asaj të vendosmërisë. Të gjitha rrugët e tjera nxjerrin mbrapsht, te gropa thithëse e drejtësisë.

Sot kemi një kryetar bashkie i zgjedhur tre herë, i dënuar jo për detyrën si kryetar. I janë nxjerrë edhe biseda me familjarët nga telefoni i burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Diktatorial, jo e jo.

Është shkelja më e hapur dhe më flagrante në shpërdorim të detyrës, nga ana e tyre që duhet të mbajë nën kontroll hetimet. Tirana ka punë të mëdha dhe të panumërta, përditë e përnatë

Nuk i heq asnjë meritë kryetares në detyrë për sa ka bërë në këto 7 muaj. E falënderoj për përkushtimin. Por sot ne duhet të marrim një vendim politik, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë në Tiranë.
Mendoj se Ogerta Manastirliu është njeriu i duhur për drejtimin e Bashkisë Tiranë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion