Rama nga Gjirokastra: Nëse ka një person që është larguar padrejtësisht nga puna, të çohet tani dhe të ma thotë…

Politikë

Rama nga Gjirokastra: Nëse ka një person që është

Kryeministri Edi Rama ka dhënë mesazhe të forta në Gjirokastër, ku ka sfiduar qytetarët që nëse ka dikush që djali i një politikani dhe deputeti i kanë zënë vendin e punës të çohet publikisht.

“Le të çohet një mësuese nga veriu në jug dhe të thotë se e ka merituar vendin e punës dhe ka ardhur partia tjetër dhe e ka larguar. Le të çohet një infermiere që të thotë të njëjtën gjë.

Le të çohet një prind dhe të thotë djali/vajza ime e meritonte të shkonte në Universitet por ia mori vendin djali/vajza e deputetit. Asnje nuk mund të thotë, sepse këtë gjë e bëri të mundur partia socialiste e Shqipërisë. Nuk ka djalë politikani dhe deputeti që i zë vendin.”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT