Rama nga Athina: Pa ne, Altin Dumani do ishte prokuror i harruar!

Politikë

Rama nga Athina: Pa ne, Altin Dumani do ishte prokuror i harruar!

Kryeministri Edi Rama nga Athina, deklaroi se të gjithë e njohin kreun e SPAK, Altin Dumanin falë qeverisë së tij dhe reformës në Drejtësi.

Rama tha se ndryshe nga opozita që paralajmëron shkrirjen e Prokurorisë së Posaçme, PS i "dha shpatën e drejtësisë në dorë Dumanint".

"Dhe pavarësisht se kemi rezerva dhe mund të habitemi në një moment të pushtetit tjetër për ndonjë lajthitje, mjafton të dëgjoni bufin që thotë në 11 Maj do marr vota dhe në 12 Maj do shkrij SPAK-un. Sot të gjithë shqiptarët e dinë se kush është Altin Dumani. Dumani ka qenë prokuror me vite të tera, asnjë nuk e njihte.

Askush nuk dinte që Altin Dumani ekzistonte. Kurrë më parë Altin Dumani nuk kishte thirrur një politikan. Ai nuk e kishte shpatën, sepse shpatën e mbajti bufi i kënetës për të futur në burg Fatos Nanon.

Ne sot e çmojmë punën e SPAK-ut dhe ajo punë nuk do të përmbyset, vetëm nëse e bashkojmë flamurin e Shqipërisë me atë të Europës, që nuk e prek më asnjë buf kënete", tha Rama.

ME TE LEXUARAT