Shkrumbohet lokali në Fier, detajet e para!

Aktualitet

Shkrumbohet lokali në Fier, detajet e para!

Një lokal është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në bregdetin e Darëzezës së Fierit.

Pavarësisht ndërhyrjes së dy mjeteve zjarrfikëse, zjarri nuk është shuar dot për shkak të materialeve lehtësisht të djegshme, me të cilat ishte ndërtuar lokali.

"Fier/Informacion paraprak Rreth orës 18:50, në Darëzezë, ka rënë zjarr në një subjekt tregtar (lokal veror), në pronësi të shtetases M. B., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakun e rënies së zjarrit", njofton policia.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion