Rama takim në Universitetin e Vlorës, zbulon planin për Parkun Aulona

Politikë

Rama takim në Universitetin e Vlorës, zbulon planin për Parkun

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim në Universitetin e Vlorës, ndërsa më pas është ndalur në Parkun Aulona, përgjatë bulevardit kryesor të qytetit.

Sipas burimeve të korrespondentit të Top Channel Mikel Marsi, gjatë vizitës në këtë hapësirë, Rama ka deklaruar se Parku Aulona do të kthehet në një ambient publik.

Sipas tij kjo do të sjellë shndërrimin në një lulishte dhe hapësirë të gjelbër në shërbim të qytetarëve të Vlorës.

Projekti synon që kjo zonë të marrë një funksion të ri urban dhe të jetë një hapësirë e aksesueshme për banorët, në një nga zonat qendrore të qytetit.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion