Rama mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor në Shqipëri, por Kurti nuk dihet nëse vjen

Politikë

Rama mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor në Shqipëri, por

Në Pallatin e Brigadave të enjten Edi Rama do të mirëpresë liderët e Ballkanit si dhe Komisionerit të BE për Fqinjësinë, Oliver Vaheli.

Teksa nga Serbia do të vijë kryeministrja Ana Bërnabiç, shefi i qeverisë Kosovare, Albin Kurti ende nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen.


Samiti do të ketë për qëllim të diskutojë mbi vijimin e integrimit të rajonit, duke u bërë një analizë për  infrastrukturën ndërlidhëse në Ballkanin Perëndimor: Mbështetja financiare dhe investimet e BE-së.

Ndërsa do të miratohet një deklaratë e Përbashkët e Liderëve për të vazhduar axhendën evropiane.


Axhenda vazhdon me një konferencë për shtyp e kryeministrit Edi Rama, dhe komisionerit për zgjerim, Varheli.

Më pas liderët në një drekë pune do të diskutojnë për rimëkëmbjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor pas pademisë. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion