Rama ironizon opozitën: Ata nuk kanë bërë shkolla, por kanë luftuar komunizmin! Shikoni çfarë lista për deputetë kanë…

Kryeministri Edi Rama nga Shkodra ka ironizuar opozitën, duke u shprehur se të gjithë anëtarët e saj janë të pashkolluar. Rama tha se edhe lista e 11 majit që ka vendosur opozita është një "luftë kundër komunizmit"
"Lufta kundër komunizmit i ka këto rregulla. Ata kanë luftuar me komunizmin, nuk kanë pasur gjë me ty. Kam vajtur sot me Benetin tek shkolla “Ndre Mjeda” nuk më besohet që në Shkodër, në mes të qytetit të jetë ajo shkolla atje, ajo shkollë nuk ekziston më në qytetet e tjera. Ajo shkollë ishte si me qen 1992-1993, një tmerr.
Por ama lufta kundër komunizmit i ka këto sakrifica, ata nuk kanë bërë shkollën, por kanë luftuar komunizmin.
Shife ca liste kanë bërë prapë për deputetë, luftë kundër komunizmit janë”, tha Rama gjatë bashkëbisedimit me sipërmarrës të hotelerisë në Shkodër.


