Përfaqësuesit amerikanë të OPDAT rikthehen në SPAK dhe GJKKO!

Përfaqësues të Opdate janë parë sot në Prokurorinë e Posaçme SPAK dhe në Gjykatën Antikorrupsion.
Burime bëjnë me dije se kjo vizitë e të njëjtëve përfaqësues që kanë qenë në mision para urdhrit të presidentit Donald Trump, dhe që asistonin SPAK kanë mbajtur takime gjatë ditës në të njëjtat ambiente, sipas Tch.
Misioni i OPDAT u largua nga Shqipëria pas urdhrit të Donald Trump për ndërprerjen e fondeve amerikane edhe për institucionet që asistonin organet e drejtësisë në Shqipëri.
Urdhri i Donald Trump për pezullimin e ndihmës së huaj preku edhe misionin amerikan OPDAT në Shqipëri. Një pjesë e mirë e ekspertëve amerikanë të këtij misioni që ishin vendosur nëpër institucionet shqiptare u larguan.


