Rama flet për emrin e aeroportit: Zajed solli sheikët në Kukës që të kujdeseshin për...

Politikë

Rama flet për emrin e aeroportit: Zajed solli sheikët në

Edi Rama ka shpjeguar edhe pse aeroporti mban emrin “Zayed – Flatrat e Veriut”, duke kujtuar faktin se në Kukës qëndruan shqiptarët e dëbuar nga regjimi kriminal serb i kohës.

“Ky aeroport quhet Zajed – Flatrat e veriut, sepse është ndër të tjera edhe vend kujtese. Është tempull i kujtesës të kësaj zone.

Në këtë zonë u ngrit edhe kampi i madh i atyre që u shpërngulën me dhunë dhe ishin viktima të spastrimit etnik. Muhamed Zajed është i birri i një burri të urtë që ka njohur kjo botë, që arriti t’ju pajë jetë Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sheikët erdhën këtu dhe u kujdesën për refugjatët e luftës. Babai i Zajed kishte dhënë urdhër që të hapej pista.

Gjurma e aeroportit është nga ajo kohë, kur ndodhte pastrim etnik. Babai i Zajed e merrte në telefon të birin dhe i thoshte që të shpërndajë ndihma dhe të mos kishte dallime për arsye fetare.

Aeroporti është edhe “Flatrat e veriut”, sepse këtu në Kukës është veriu i Shqipërisë, por andej nga erdhën vëllezërit e motrat tanë është veriu i shqiptarisë. Andej kishte zhvillime të mëdha , që përfundoi me pavarësinë e Kosovës. Këtu u shkrua një faqe e shenjtë e historisë shqiptare”, u shpreh Rama

ME TE LEXUARAT