“Bën strategji për të ndarë Muratin nga Sindi”, Ana thumbon konkurrenten e re të “Për’puthen”

Showbiz

“Bën strategji për të ndarë Muratin nga Sindi”,

Ola Zenelaj është konkurrentja e re e “Për’puthen”. Që në hyrjen e saj, ajo u duk se ka hyrë aty për të trazuar paksa ujërat. E në fakt ashtu ndodhi, pasi “përçau” çiftin Sindi-Murat.

Konkurrentja e re zhvilloi takimin e parë me Muratin ku u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin, aq sa situata e këtij të fundit me Sindin agravoi.

Ndërkohë ditën e djeshme u transmetua takimi i dytë i Olës dhe Muratit, ndërsa Mevlani e komentoi afrimitetin e Olës si strategji për të ndarë Muratin dhe Sindin.

E mesa duket të njëjtin mendim si Mevlani, ka edhe ish-konkurrentja e emisionit, Ana Kauri. Kjo e fundi ka lënë një koment në faqen publike të “Për’puthen” në “Instagram”.

“Bën strategji për të ndarë Muratin nga Sindi”,

“Mevlani mendon se Ola bën strategji, për të ndarë Muratin nga Sindi.”- shkruhej në video, ndërsa Ana Kauri ka mbështetur mendimin e Mevlanit, duke u shprehur se tashmë ka nisur t’i kuptojë të gjitha dhe askush s’ia hedh dot më.

“Është bërë mjeshtër Mevlan Shaba, nuk ia hedh dot më njeri.”- ka shkruar Ana, duke hedhur kështu një thumb për konkurrenten e re.

ME TE LEXUARAT