Rama: Fëmijët e parë të lindur për 2025-ën marrin bonusin e bebes

Politikë

Rama: Fëmijët e parë të lindur për 2025-ën marrin

Fëmijët e parë të lindur në maternitetet “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni” kanë marrë Bonusin e Bebes.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale lajmin, duke theksuar se programi i bonusit ka ndihmuar mbi 227 mijë familje, duke mbështetur fëmijët që në hapat e tyre të parë.

“Fëmijët e parë që erdhën në jetë në dy maternitetet, “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni”, morën Bonusin e Bebes, një mbështetje financiare për familjet që lindin fëmijet në Shqipëri

Programi i bonusit, që nisi në vitin 2019, ka ndihmuar mbi 227 mijë familje, duke mbështetur fëmijët që në hapat e tyre të parë

Me buxhetin e vitit 2025 kemi akorduar 2.2 miliardë lekë për të vijuar këtë mbështetje, ndërsa për vitin e ri kemi shtuar edhe programe të reja në mbështetje të jetës dhe shëndetit, si “Paketa e Fertilitetit Falas”’, shkruan Rama në Facebook.

ME TE LEXUARAT