Rama falenderon Erdoganin në turqisht: Eyvallah! Ramë dakord që duhen bërë më shumë investime
Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë të përbashkët për mediat me presidenti turk Rexhep Erdogan pas firmosjes së marrëveshjeve mes dy vendeve.
Rama falenderoi presidentin turk dhe tha se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të rritet. Ai theksoi gjithashtu se u arrit marrëveshje e rëndësishme me Universitetin Teknik të Stambollit.
“Dua të përsëris edhe një herë për të disajtën herë qyshkur presidenti ka ngjitur shkallët e kësaj godine, falenderimet dhe shprehjen më të sinqertë të mirënjohjes për vizitën sot në Tiranë bashkë me një pjesë të konsiderueshme të ekipit të tij qeveritar: Eyvallah!
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Jam vërtet shumë i kënaqur që zhvilluam takimin e dytë të këshillit të nivelit të lartë të bashkëpunimit, ku konfirmuam vendosmërinë për të përforcuar karakterion strategjik të këtij bashkëpunimi, por mundëm edhe të vlerësojmë zbatimin e marrëveshjeve të bëra. Presidenti i Turqisë e përsërit sa herë takohemi dhe me shumë të drejtë që niveli i shkëmbimeve tregtare mes Turqisë dhe Shqipërisë nuk është ashtu siç duhet për potencialin midis dy vendeve. Ambicia jonë është që të arrijmë tavanin e 2 mld eurove për të çelur një fazë të dytë me edhe më shumë zhvillim të ketyre shkëmbimeve. Ndava me presidentin kënaqësinë që në tërësin e zhvillimit të turizmit, numri i qytetarëve turq që kanë vizituar Shqiëprinë gjatë 8 muajve të parë të këtij viti është rritur me 85%. Ne jemi besimplotë që vitin e ardhshëm numri i qytetarëve turq që do të vizitojnë Shqipërinë do të jetë edhe më mbreslënës. Ramë dakord që duhet të bëhet më shumë për investime të drejtpërdrejta turke në sektorin e turizmit. Turqia ka bërë një transformim marramendëes dhe është kthyer në një vend që jo thjesht mikpret miliona turistë, por edhe ka një kapacitet të dijes në nivelin e ekselencës që për ne do të ishte shumë i vyer. Sot ne firmosëm disa marrëveshje, por më e rëndësishmja ishte firmosja e marrëveshjes për Universitetin Teknik të Stambollit në Tiranë”, tha Rama. /vizionplus.tv
Posted Under:Aktualitet Kryesoret Politike
Tagged:Erdogan rama
Nga e njëjta kategori
“Të parët që njohën pavarësinë”, Rama mesazh për Kosovën: Nuk gjeni mik tjetër si Turqiamë shumë...
Rama tregon pikën ku ndahet me Erdogan për Palestinën: Nuk e tolerojmë terrorin, Hamasi nuk ka vend në të ardhmenmë shumë...
Rama: Erdogan na dhuroi dronë kamikazë, Shqipëria është e pagoditshmemë shumë...
Erdogan konferencë të përbashkët me Ramën: Do vijojmë së bashku luftën kundër terrorizmitmë shumë...
Leave a Reply
Your email address will not be published. Required fields are marked *
Comment *
Name *
Email *
Website
Save my name, email, and website in this browser for the next time I comment.
Minute pas minute
Më të klikuarat
Florida në “mëshirën” e uraganit “Milton”, rrëzo...
“Kush nuk ikën do të vdesë”, momenti tmerri në Florida...
Pamjet LIVE, uragani “Milton” godet Floridan, qe...
FOTO/ Lulzim Toci mbyti gruan në gjumë, fëmijët panë tragjed...
VIDEO/ Pamje të frikshme në det, paralajmërimi i ardhjes së...
KarrieraNa kontaktoniRreth Nesh
Aktualitet
Politike
Kronike
Ekonomi
Sociale
Kulture
Bota
Gossip
Gossip
Showbiz
Lifestyle
Inovacion
Shkencë
Teknologji
Programacion
Emisione
Seriale
Programi javor
LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2024
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.