Rama dhe Erdogan inagurojnë hapjen e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë

Politikë

Rama dhe Erdogan inagurojnë hapjen e Xhamisë së Namazgjasë

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, të shoqëruar nga bashkëshortet janë të pranishëm në ceremoninë e inagurimit të xhamisë së Namazgjasë në Tiranë.

Ka qenë për mua çështje nderi dhe peshë e detyrës që xhamia e madhe, si një objekt i munguar kulti në këtë vend ku tempujt mishërojnë harmoninë fetare ndërsa njerëzit bashkëjetojnë, siç e ka thënë Papa Françesku në vizitën e tij, jo në harmoni por në vëllazëri shqiptare

Sot pas 10 vjetësh, xhamia e madhe hynë në sofrën e kësaj vëllazërie si ilustrim i shumë çkaje të lidhur me besimin.

Në lidhje me këtë ajet të lartë dijetari ynë shpjegon se ashtu siç e kanë i konsideron librat të zbritur fjalë të zotit fjalë pa zë e pa gërma. Kjo xhami i jep domethënien e plotë katrorit të faltoreve të kryeqytetit duke e përmbyllur skidën e këtij flamuri, identitetin tonë mbështjellë brenda tij. Flamur bujar për njerëzimin”-u shpreh Rama.

Me tej ai tha:

Xhamia e madhe është trashëgimi e një populli të tërë e cila mishëron atë që profeti ka thënë ‘unë jam lutja e Ibrahimit dhe ëndrra e nënës sime’. Frut i lutjeve dhe përpjekjeve dhe besimit islam i dashamirësisë së vëllezërve më çon në 14 nëntor të vitit 2014 kur fillesën e kësaj pune të bekuar e pata quajtur si çlirimi i Namazgjasë. Nuk e di se sa vullnet i mirë u desh për ta pastruar truallin e  Namazgjasë të kthyer në një shesh pazari të imponuar në hapësirën e  nevojës së besimtarëve myslimanë, për ta pasur tempullin e tyre.

ME TE LEXUARAT