Tension dhe protesta në Prishtinë pas vendimit të Hagës – Qytetarët qëllojnë me gurë ndaj ndërtesës së EULEX-it

Kosovë&Rajon

Tension dhe protesta në Prishtinë pas vendimit të Hagës

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur pranë ndërtesës së Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit, EULEX, në zonën industriale në Prishtinë, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Disa prej tyre kanë hedhur gurë në drejtim të ndërtesës.

Tubimi vjen pasi Dhomat e Specializuara në Hagë i dënuan katër ish-krerët e UÇK-së për krime lufte, me dënime që shkojnë nga 13 deri në 25 vjet burgim.

Nuk është bërë menjëherë e qartë pse protestuesit kanë zgjedhur ndërtesën e EULEX-it si vend të tubimit.

Megjithatë, ky mision ka rol mbështetës ndaj Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të cilave u ofron mbështetje logjistike dhe operacionale, ndërsa BE-ja është financuesja kryesore e tyre./ REL

ME TE LEXUARAT