“Rama në burg, Berisha në burg”- Mijëra qytetarë nisin marshimin në protestën e 36-të: Shqipëri e re! Ju erdhi fundi

Aktualitet

“Rama në burg, Berisha në burg”- Mijëra qytetarë

Qytetarët janë mbledhur edhe sot të shumtë në numër në ditën e 36-të të protestave kundër qeverisë Rama. 

Pas fjalimeve te kryeministria ata nisën marshimin në rrugët e kryeqytetit duke thirrur për dorëheqjen e qeverisë Rama.

Paralelisht paradite u mbajt edhe tubimi te Gjykata penale e Tiranës, ku u kërkua lirimi i 21 protestuesve të arrestuar më 2 korrik para Parlamentit.

Koordinatorët e tubimit u kanë bërë një thirrje të fortë të gjithë shqiptarëve, jo vetëm atyre brenda kufijve nga çdo cep i vendit, por edhe mbështetësve të shumtë të diasporës që kanë udhëtuar drejt Tiranës, që t’i bashkohen këtij marshimi vendimtar.

Sipas planit të organizimit grumbullimi i parë i dallgës së protestuesve do të nisë në sheshin “Skënderbej”.

Më pas, marshimi madhështor do të zhvendoset drejt godinës së Kryeministrisë, aty ku do të kulmojë edhe revolta qytetare.

Kërkesa kryesore e kësaj lëvizjeje të pandalshme mbetet vetëm një; rrëzimi i Edi Ramës.

Organizatorët kanë bërë të qartë se sheshet nuk do të braktisen dhe askush nuk do të tërhiqet pas deri në përmbushjen e plotë të këtij qëllimi.

Përmes mesazhit të prerë dhe të qartë “Ju erdhi fundi”, qytetarët janë ftuar të marrin pjesë masivisht në këtë përballje radhazi për të treguar se legjitimitetit të kësaj qeverie i ka ardhur fundi.

ME TE LEXUARAT