Rama bën gati zëvendësimin e diplomatëve, mes tyre dhe analisti Mustafa Nano, ja emrat surprizë për ambasadorë

Politikë

Rama bën gati zëvendësimin e diplomatëve, mes tyre dhe

Ka nisur procesi për zëvendësimin e disa ambasadorëve të cilëve u kanë mbaruar mandatet. Mësohet se këto ndryshime nga qeveria, pritet që të kalojnë në Presidencë për t’u zyrtarizuar.
Analisti Mustafa Nano, i kontaktuar nga “BalkanWeb” konfirmoi lajmin lidhur me propozimin që ka marrë për të qenë ambasador i Shqipërisë në Zvicër.

Ndërkohë sipas Top Channel, Ilir Gjoni i cili është ambasador në Zvicër, mësohet se është propozuar të kalojë ambasador në NATO.

Ish-deputeti Ervin Bushati, pritet të zëvendësojë ambasadoren Floreta Faber, në SHBA.
Ndërsa vendin e ambasadorit në Emiratet e Bashkuara nga Ermal Dredha pritet ta zëvendësoi Ridi Kurtezi. Bëhet me dije se Adia Sakiqi, ambasadore e Shqipërisë në Holandë, pritet të emërohet ambasadore në një tjetër shtet në BE.
Emri tjetër, ish-nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi do të drejtojë Misionin e Përhershëm të Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.
Sakaq ish-deputeti socialist Fate Velaj do të drejtojë diplomacinë shqiptare në Vjenë./BW

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion