“Rusët po vdesin”, komentet për luftën në Ukrainë, Moska lëshon urdhër-arrest për senatorin amerikan

Bota

“Rusët po vdesin”, komentet për luftën në

Ministria e Brendshme e Rusisë lëshoi të hënën një urdhër-arresti për senatorin amerikan Lindsey Graham pas komenteve të tij në lidhje me luftën në Ukrainë. Në një video të redaktuar të takimit të tij të premten me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy që u publikua nga zyra e udhëheqësit ukrainas, senatori Graham, një republikan nga Karolina e Jugut, vuri në dukje se “rusët po vdesin” dhe e përshkroi ndihmën ushtarake të Shteteve të Bashkuara për vendin si “më të mirën që kemi shpenzuar ndonjëherë”.

Ndërsa senatori Graham duket se i ka bërë komentet në pjesë të ndryshme të bisedës, video e shkurtër nga zyra presidenciale e Ukrainës i vendos ato pranë njëra-tjetrës, duke shkaktuar zemërim në Rusi. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov komentoi të dielën duke thënë se “është e vështirë të imagjinohet një turp më i madh për vendin sesa të ketë senatorë të tillë”.

Komisioni Hetimor, agjencia më e lartë e hetimit penal në vend, mori vendim për të hapur një hetim kundër senatorit Graham. Ministria e Brendshme më pas lëshoi një urdhër arresti për të, siç shihet dokumentet zyrtare, të publikuara të hënën. Senatori Graham është në mesin e më shumë se 200 anëtarëve amerikanë të Kongresit, të cilëve Moska u ndaloi hyrjen në Rusi vitin e kaluar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Senatori Graham komentoi në Tëitter, duke thënë: “lajmi se angazhimi im ndaj Ukrainës ka shkaktuar zemërimin e regjimit të Putinit, më gëzoi në masë jashtëzakonshme”. “Unë do të vazhdoj të mbështesë lirinë e Ukrainës derisa çdo ushtar rus të dëbohet nga territori ukrainas”, shkroi ai në Tëitter. “Unë do të mbaj urdhër-arrestin e lëshuar nga qeveria e korruptuar dhe jo morale e Putinit si një simbol nderi”./VOA

 

ME TE LEXUARAT