Rama: BE nuk do t’ja dijë për simpatira politike këtu, s’merr pjesë në votime!

Kryeministri Rama në rubrikën Sy më Sy tha se nuk ka asnjë forcë politike përpos Partisë Socialiste që mundëson integrimin në Bashkimin Evropian.
Duke iu përgjigjur komentuesve, Rama sqaroi se BE do e pranojë vendin tonë jo sepse ndikohet politikisht por sepse ka ardhur koha, pasi janë përmbushur kushtet.
“Janë bisedime për të gjitha aspektet e organizimit shtetëror, për të gjithë sektorët, ku nga pikëpamja e legjislacionit ne duhet të adaptojmë gjithë organizmin legjislativ dhe rregullator të BE-së. Bëhet fjalë për çerek milion faqe! Ka plot e plot akoma për të adaptuar dhe për të çuar në miratim dhe për të garantuar në proces një performancë pozitive.
BE nuk bën as lojëra as komente në Facebook për Sy m’Sy.
BE nuk ka fanellë partiake shqiptare, nuk merr pjesë në votime! Ka një mekanizëm të tërë për të monitoruar ecurinë e punëvve në një vend që pretendon të bëhet anëtar i BE-së. Ai s’do tja dijë fare as për përkatësi politike apo simpatira politike, është i ftohtë, i akullt që sheh vetëm punën dhe rezultatet", tha Rama.


