PS fiton në Kolonjë, Xhaçka: Faleminderit, jam krenare edhe e përunjur

Politikë

PS fiton në Kolonjë, Xhaçka: Faleminderit, jam krenare edhe e

Partia Socialiste arriti të fitojë sot në Kolonjë dhe nuk ka munguar reagimi i kandidates së PS për deputete, Olda Xhaçka. Përmes një postimi në Facebook, Xhaçka tha se është krenare, ndërsa shtoi se Kolonja është kampione e këtyre zgjedhjeve.

“FALEMINDERIT KOL????NJA!
Faleminderit çdo socialisti e socialisteje, çdo votuesi të PS që dje na mbeshtetën me të shumtë se kurrë! Jam pa fjalë, ndihem krenare, por edhe e përunjur nga kjo shfaqje e jashtëzakonshme besimi!
Kolonja është sot kampione e këtyre zgjedhjeve. Me një rezultat të thelluar ndjeshëm, duke i dhënë Partisë Socialiste 53.3% të votës, 20% më shumë vota sesa opozita e marrë sëbashku.
Ju e bëtë tuajën, tani na takon ne të bëjmë realitet ato punë e projekte që kemi diskutuar bashkë në çdo mbledhje e takim, për t’i dhënë Kolonjës atë që meriton! Faleminderit të gjithëve!????
Një falenderim nga zemra edhe për vëllezërit e motrat kolonjarë që nuk na votuan, por që ama, bashkë me ne, e kthyen 25 prillin në një festë demokracie e qytetarie! ????????
SHQIPËRIA E ARDHMJA JONË ????”, shkruan ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion