Pallatet e vjetra do të pajisen me ashensor, zbulohet se çfarë do të ndodhë në vijim

Aktualitet

Pallatet e vjetra do të pajisen me ashensor, zbulohet se çfarë
Tre leje për instalimin e ashensorëve dhe shtatë leje për sistemin kapot janë miratuar në kuadër të Programit të Fondit të Komunitetit të Bashkisë së Tiranës.

Me rimarrjen e kompetencave, kryebashkiaku Erion Veliaj ka kërkuar ngritjen e një task-force për kontrollin e materialeve që përdoren në sistemet kapot, me fokus te certifikimi i tyre për rezistencën ndaj zjarrit.

Pallatet që do të përfitojnë nga Programi i Fondit të Komunitetit kanë si kusht që materialet e përdorura për sistemin kapot të jenë të certifikuara dhe të plotësojnë kriteret e sigurisë ndaj zjarrit.

Programi i Fondit të Komunitetit mbulon 50% të kostos së përcaktuar për ndërhyrje si vendosja e ashensorit, izolimi i tarracës apo instalimi i sistemit kapot. Për pensionistët dhe familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, Bashkia mbulon 100% të kostos.

Bashkia e Tiranës fton banorët e pallateve që kanë nevojë për rinovimin e veshjes së jashtme të godinës, izolimin e tarracës apo instalimin e një ashensori, të aplikojnë në Programin e Fondit të Komunitetit.

Programi i Fondit të Komunitetit ka qenë një nga nismat e ndërmarra nga kryebashkiaku Erion Veliaj për të mbështetur banorët në përmirësimin e kushteve të pallateve dhe hapësirave të përbashkëta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion